Pas katër vite bllokadë, gjuhëtarët e gjuhës maqedonase do të mund të marrin licencë për lektorë

Me propozim të Këshillit të gjuhës maqedonase, ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski e ka emëruar Komisionin tre-anëtarësh që përbëhet nga profesorët universitar: Iskra Panovska- Dimkova, Ollgica Dodevska-Mihajllova dhe Simon Sazdov të cilët do të jenë përgjegjës për kalimin e provimit për kandidatët për lektorë në gjuhën maqedonase. Komisioni tashmë e ka dorëzuar propozim-rregulloren për mënyrën e kalimit të provimit që pritet të miratohet gjatë kësaj jave, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Kulturës filloi me zbatimin praktik të ndryshimeve të ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase që u miratuan në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në fund të vitit 2017, ndërsa hynë në fuqi në fillim të vitit 2018. Me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, pas katër vite ndërprerje, zgjidhet problemi dhe rifillon procedura e provimit për lektorë që deri tani ishte e pamundur me rregullativën e miratuar në vitin 2013 dhe prej atëherë licencë për lektorë nuk ka mundur të marrë asnjë gjuhëtarë. Në ligj është specifikuar se të gjitha aktet nënligjore të domosdoshme duhet të miratohen në afat prej tre muajsh që nga hyrja në fuqi e ligjit të ndryshuar.

Provimi për lektor nuk është zbatuar që nga viti 2013 kur qeveria e atëhershme e detyroi Ministrinë e Kulturës të përgatisë ndryshime në këtë ligj dhe lektorët licencat t’i marrin pas provimit kompjuterik , me softuer të siguruar nga qeveria. Profesionistët e angazhuar për përgatitjen e softuerit që nga fillimi ishin të njëzëri se provimi në mënyrë elektronike nuk është instrument përkatës për kontrollimin e njohurive, gjegjësisht nuk ofron vlerësim objektiv për njohuritë e kandidatit. Megjithatë, ajo mënyrë e testimit u vendos edhe pse më pas u konfirmua që është jopërkatës, gjegjësisht se kontrollimin e njohurive të gramatikës, sintaksës, stilistikës gjuhësore, fjalëformimit nuk mund të bëhet përmes testit kompjuterik.

Edhe pse kjo mënyrë ishte e pazbatueshme, përmes qeverisë së Republikës së Maqedonisë deri tani për përpunimin e softuerit janë paguar fonde me shumë prej  327.918 denarë, ndërsa për mirëmbajtjen e tij për 17 muaj janë paguar 71.502 denarë, gjegjësisht 4.206 denarë në muaj. Përveç këtyre parave, Ministria e Kulturës ka paguar edhe 40.781 denarë për trajnime të Komisionit për përgatitjen e pyetjeve bazë për kalimin e provimit dhe marrjen e licencës për lektor dhe për Komisionin e verifikimit të pyetjeve të pjesës së parë të provimit dhe të pyetjeve dhe shembujve praktik të pjesës së dytë të provimit për marrjen e licencës për lektor.

Edhe me ligjin e ri të gjuhëve shqiptarët do të turpërohen: kërkohet formim i Këshillit të Lektorëve të Gjuhës Shqipe!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button