Prokuroria do ta hetojë rastin e vdekjes së lehonës nga Kërçova

Prokuroria publike njofton se gjatë ditës së djeshme ka marrë njoftim nga SPB Shkup në lidhje me vdekjen e lehonës në spitalin privat “Sante Plus” në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar urdhra për mbledhjen e dokumentimit të nevojshëm dhe të dhënave. Pas shqyrtimit dhe analizës së materialit të arritur dhe pas marrjes së protokollit të autopsisë nga Instituti për Mjekësi Gjyqësor, Kriminalistike dhe Deontologjisë mjekësore do të dorëzohen vendim prokurorial”, informojnë nga Prokuroria.

Përndryshe, në Shtëpinë Private Shëndetësore “Sveti Llazar” apo “Spitali im – Sante Plus” ndërroi jetë 31-vjeçarja nga Kërçova, Dëbora Xhambazi, gjatë lindjes me prerje cezariane të fëmijës së parë të saj. Besohet se shkak për vdekjen kanë qenë komplikimet që i kanë shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Edhe pse ka lindur në gjendje shëndetësore, foshnja tani është në gjendje stabile.

Inspektorati i hedh poshtë akuzat e spitalit “Sante Plus”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button