Ndërroi jetë një lehonë 31-vjeçare nga Kërçova

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp thotë se me vëmendje po ndjek rastin e vdekjes së lehonës Dëbora Xhambazi nga Kërçova, gjatë momentit të lindjes, dy ditë më parë. “Në drejtim të informimit të tërësishëm dhe transparent të opinionit, është formuar komision nga persona profesionistë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Insektorati i Shëndetësisë për të vërtetuar rrethanat e ngjarjes.” – thuhët në kumtesën e këtij institucioni, transmeton Alsat M.

31-vjeçarja ndërroi jetë gjatë ditës së enjte, në Spitalin privat Sante Plus, gjatë lindjes me prerje cezariane të fëmijës së parë të saj. Besohet se shkak për vdekjen kanë qenë komplikimet që i kanë shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Foshnja mashkull gjendet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe gjendja e tij është e rëndë.

One thought on “Ndërroi jetë një lehonë 31-vjeçare nga Kërçova

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP