Maqedoni: referendumi ide e Gruevskit, sa më shpejtë të zgjidhet çështja e emrit!

Intensifikimi i bisedimeve në procesin e zgjidhjes së emrit sipas njohësve të politikës së jashtme, të cilët komentuan në emisionin “Vetëm e vërteta”, Stojan Andov dhe Lubomir Fërçkovski paraqet një optimizëm dhe se ideja e mbajtjes së referendumit për të njëjtën është ide e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

Profesori Lubomir Fërçovski tha se klima në Maqedoni për zgjidhjen e emrit Maqedoni – Greqi është përmirësuar nëse e njëjta krahasohet me periudhën paraprake.

“Në këtë rast klima është përmirësuar. Çmimi që do ta paguajë elita politike nuk do të jetë e tillë siç mendohej në fillim. Ka përkrahës aktiv për zgjidhje, ka përkrahës pasiv, dhe deri tek oponentë më të mëdhenj që mendojnë se më e mira është që kjo Qeveri të zgjidh çështjen që problemi të largohet. Mendoj se do të del variant fitues ai i cili do ta zgjidhë problemin, e jo humbës”, tha Fërçkovski.

Nga ana tjetër, ish kryeparlamentari i Maqedonisë, Stojan Andov vlerësoi se mbajtja e referendumit si mënyrë për të arritur konsensus nacional për zgjidhjen e çështjes së emrit është ide e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Ajo është ide e Gruevskit. Zotëri Nimici shumë mirë është duke e kryer punën dhe duhet që sa më shpejtë të përmbyllim këtë çështje”, tha Andov.

Nga ana tjetër, zgjidhja e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi nxori në pah edhe qëndrimet e kundërta mes partive koalicionuese të Qeverisë së Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. BDI është “kundër” mbajtjes së referendumit si mënyrë për zgjidhjen e emrit Maqedoni – Greqi e kurse LSDM është “për” mbajtjen e tij.

Java e ngjarjeve më kryesore në Greqi që kanë të bëjnë me çështjen e emrit me Maqedoninë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button