Zgjidhja dhe tejkalimi i problemeve përmes artit – Rrëfimi për Transformuesit nga Tetova dhe Shtipi

Tanimë një çerek shekulli USAID-i po përkrah organizatat civile dhe entuziastët e rinj në përpjekjet e tyre për të përmirësuar përditshmërinë e të gjithë qytetarëve. Kjo mbështetje bëhet në kuadër të angazhimeve për ndërtimin e një shoqërie të fuqishme civile dhe përforcimin e proceseve demokratike. USAID-i punon me përkushtim dhe përkrah organizatat civile në drejtim të promovimit të dialogut, përforcimit të kapaciteteve të tyre udhëheqëse dhe pjesëmarrjes në jetën publike për çështje që janë në interes të shoqërisë, transmeton Portalb.mk.

Përkrahja e USAID-it prek segmente të ndryshme të jetës shoqërore, ndërsa njëri nga qëllimet afatgjate është të krijojë shoqëri civile të fuqishme, të zëshme dhe të vetëdijësuar e cila ka ndikim dhe kapacitet ti tejkalojë sfidat dhe të krijojë një përditshmëri më të mirë.

Shembull për një projekt të tillë të suksesshëm janë transformuesit nga Tetova dhe Shtipi, qëllimi i të cilëve është të zgjidhin problemet e jetës së përditshme të komunitetit dhe të njëjtat t’i vendosin lartë në agjendën e pushtetit lokal, si dhe të ndikojnë mbi vetëdijen e bashkëqytetarëve të tyre.

Projekti “Transformuesit” paraqiste një qasje krejtësisht ndryshe, qasje kreative qëllimi i së cilës ishte inkuadrimi dhe involvimi aktiv i qytetarëve përmes të shprehurit të tyre artistik, teknikave kulturore dhe arsimore, me qëllim që të kontribuojnë për një jetë më të mirë në bashkësitë lokale. Transformuesit zbatuan aktivitetet e tyre në dy rajone – në rajonin e Shtipit dhe atë të Tetovës, ndërsa projekti udhëhiqej nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – Loja nga Tetova, në bashkëpunim me Shoqatën e Industrisë së Tekstilit dhe të Lëkurës “Shumica e qetë/ZËSHËM” nga Shtipi.

Në kuadër të projektit, 40 vullnetarë dhe artistë të rinj, të cilët kaluan trajnime të ndryshme për zhvillimin e aftësive artistike, realizuan rreth 20 instalime artistike dhe aktivitete kulturore që paraqisnin reflektim të problemeve reale në qytetet e Tetovës dhe të Shtipit dhe rrethinës së tyre.

Në linqet në vijim mund të shihni një pjesë të gjenialitetit dhe kreativitetit të “Transformuesve” tetovarë, si dhe qasjen e tyre gjatë adresimit të problemit me komunikacionin dhe kulturën e komunikacionit në qytet.

Përmes aktiviteteve të ndryshme, transformuesit nga Shtipi ngritën çështjet në vijim: pastrimi i shtratit të lumit Otinja, duke ftuar banorët të marrin pjesë në një festival artistik ku ata mund të tregojnë e të shfaqin si e imagjinojnë këtë pjesë të qytetit; organizuan ndeshje basketbolli, qëllimi i të cilave ishte të vihet në pah problemi me mungesën e fushave përkatëse për basketboll në qytet; zbatuan aktivitete për të potencuar kushtet e punës të punëtorëve të tekstilit në Shtip me titullin “The invisibles” – “Të padukshmit”. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte ngritja e vetëdijes publike për kushtet në të cilat punojnë punëtorët e tekstilit në Shtip. Kjo rezultoi me rihapjen e debatit për të drejtat e punëtorëve të tekstilit, çështje që më pas u adresua nga kryeministri i cili premtoi përkushtimin e tij në rritjen e pagave minimale të punëtorëve.

Në Shtip, transformuesit bënë një kinema nën qiell të hapur, që kishte qëllim zhvillimin e debatit për nevojat e qytetarëve në jetën kulturore në komunën e tyre, disa javë më vonë, kryetari i komunës së Shtipit shpalli rihapjen e kinemasë.

Në komunën e Tearcës transformuesit improvizuan një stacion autobusi, me qëllim që të rikujtojnë problemin që gjatë kohë është zvarritur në komunë dhe ka paraqitur problem për gjithë rajonin, pushteti lokal menjëherë reagoi ndaj këtij aktiviteti dhe ndërtoi një stacion funksional për qytetarët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button