Mbishkrimi fyes në Manastir, dy të rinj kapen nga policia

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan detaje për mbishkrimin fyes që u pa në një ndërtesë në Manastir të Maqedonisë dhe thanë se në lidhje me rastin, në Sektorin për Punë të Brendshme në Manastir dy individë janë marrë në pyetje, raporton Portalb.mk.

“Në lidhje me mbishkrimin që u shkrua në një fasadë të një ndërtese në Manastir, me gjuhë të urrejtjes, në SPB Manastir janë ftuar dy individë, banor të Manastirit, ku njëri është i mitur e kurse tjetri 19 vjeçar dhe është biseduar me ata. Kundër kryerësve të veprës në fjalë, dhe pas zbardhje së plotë të rastit, do të ndërmerren vendimet e duhura”, thanë nga SPB Manastir.

Përndryshe, të enjten publiku në Maqedoni u ndesh me një fotografi, në të cilën shihej një ndërtesë ku shkruante “Smrt za shiptari” dhe “Vdekje për shqiptarët” në gjuhën shqipe dhe maqedonase, a kurse në anën e djathtë të kësaj fjalie, në po të njëjtën hapësirë shkruane vetëm në gjuhën maqedonase, “Zakon si e zakon” që në shqip ka kuptimin “Ligji është ligj”, që përcjell mesazh revolte ndaj miratimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni, që siguron përdorimin e gjërë të gjuhës shqipe.

Tirana zyrtare reagoi ndaj mbishkrimit “Vdekje për shqiptarët” në Manastir të Maqedonisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP