Athina është për Maqedonia e Vardarit, ndërsa Shkupi për Maqedonia e Re

Sipas burimeve mirë të informuara bëhet e ditur se gjatë kohës së takimeve të javës së kaluar mes kryeministrit grek Aleksis Cipras me shefin e diplomacisë greke Nikos Kocias, Greqia është më shumë për emirn “Vardarska Madedonia” (Republic of Vardarska Macedonia), shkruan gazeta greke Katimerini. Nga ana tjetër Maqedonia, sipas Katimerinit, është më shumë për emirin Republika Maqedonia e Re (Republic of New Macedonia ), përcjell Portalb.mk.

Ndërmjetësi i KB-së për çështjen e emrit Nimic, thotë se në tavolinë janë pesë propozimet e tij: Republika Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Veiut, Republika Makedonia (Skopje), Maqedonia e Re dhe Republika Maqedonia e Vardarit.

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, pas tre ditëve, të mërkurën do të takohet me kolegun e tij grek Aleksis Cipras në kuadër të Forumit botërorë ekonomik në Davos. Në takim kryeministrat do të bisedojnë për rrjedhën e bisedimeve rreth emrit. Së shpejti pritet edhe takim mes shefave të diplomacisë së të dyja vendeve, shkruan më tej gazeta.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button