Sot shënohet festa krishtere Epifani- Uji i Bekuar, ja urimet e krerëve shtetërorë

Në Maqedoni sot festohet festa krishtere për hedhjen e kryqit – Epifani- Uji i Bekuar, njofton Portalb.mk.

Krerët shtetëror të Republikës së Maqedonisë kanë dërguar urime për festën dhe mesazhi i tyre është që të mbizotërojë paqja dhe harmonia.

Urimi i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov:

“Si simbol i fillimit të ri, “Pagëzimi” duhet të na rikujtojë të mos kthehemi në të vjetrën, por të kthehemi drejt jetës së mbushur me dashur, përulje, mëshirë dhe solidaritet”.

Urimi i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi:

“Më paraqet nder të veçantë që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të besimit krishterë tua uroj festën krishtere Epifani – Uji i Bekuar. Kjo festë, si edhe të gjitha festat tjera, janë momentet kur njerëzit bashkohen dhe ndajnë mendime të mira, respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe dashuri. Zemrat dhe shtëpitë tuaja le të jenë përplot paqe shpirtërore, ngrohtësi familjare dhe dëshira të bukura për përparim në çdo dimension. Gëzuar dhe për shumë vjet festa!”

Urimi i kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev:

“Mesazhet bekues i kësaj feste duhet të jenë shpresa dhe mendimi për të mirë, shpresoj që e mira dhe e bukura të mos ndalojnë asnjëherë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button