Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje publike për zgjedhjen e shkollës më të sigurt dhe më të pastër

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli thirrje publike për zgjedhjen e “Shkollës më të sigurt dhe më të pastër” ku mund të aplikojnë të gjithë shkollat fillore dhe të mesme, njofton Portalb.mk.

Shkollat që do të aplikojnë duhet të jenë pjesë e “integrimit të edukatës ekologjike në sistemin arsimor të Maqedonisë” (EKO shkollë) si dhe të kenë pjesëmarrje në më së paku tre projekte ose punëtori që përfshijnë ndonjë nga fushat: mjedis shëndetësor dhe ekologjik, siguri, jo-dhunë, zgjidhjen e konfliktit dhe të ngjajshme.

Thirrja publike është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Aty janë theksuar kriteret që duhet të plotësohen, si dhe mënyra e aplikimit.

Aplikimet duhet të dorëzohen më së voni deri 30 mars në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në adresën: rruga “Shën Kirili dhe Metodi”, numër 54, 1000 Shkup.

Për zgjedhjen e “Shkollës më të sigurt dhe më të pastër” MASH do të formojë komision që do të kryejë inspektim nëpër shkolla, më pas do t’ju ndahet certifikata tre shkollave fillore dhe tre të mesmeve si shkolla më të sigurta dhe më të pastra.

Ndarja e certifikatave do të bëhet javën e fundit të muajt maj 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button