Regjisori Ben Apolloni më 16 janar nxjerrë “Plaçkitësit” para publikut kumanovar (FOTO)

Regjisori nga Kosova, Ben Apolloni do të prezantojë shfaqjen “Plaçkitësit” para publikut kumanovar, njofton Portalb.mk.

Shfaqja “Plaçkitësit” sipas Joe Orton shfaqet më 16 janar, në Teatrin e Kumanovës, në fillim prej ora 20:00.

Edhe pse “Plaçkitësit” trajton momente të hidhura dhe tragjike jetësore, në stilin teatror paraqet komedi e zezë.

““Plaçkitësit” është një komedi e zezë me plot kuptimin e fjalës, sepse ndodhë në ditë funerali, në një ditë kur familjarët e të vdekurës do të duhej të ishin duke mbajtur zi, por ata në atë ditë i bëjnë të gjitha të zezat, duke mos pasur pikë respekti për të vdekurën. Kjo komedi e mbushur përplot situata e batuta komike, në fakt është shumë e hidhur dhe fshikulluese për njeriun e kohës tonë i cili ka humbur të gjitha vlerat njerëzore. Vlera për të cilat gjithmonë është folur, por duket se kurrë nuk kanë ekzistuar”, u shpreh për Portalb.mk, regjisori Ben Apolloni.

Personazhet e komedisë “Plaçkitësit” në regji të Ben Apollonit dhe ndihmës-regjie Ibër Deari, në skenë do të vijnë nën interpretimin e aktorëve rezidentë të Teatrit të Kumanovës: Sefedin Shabani, Shkëlqim Islami, Ismail Kasumi, Qazmedin Nuredini, Mirsad Abazi, dhe aktores mysafire nga Shkupi, Rabije Alilovska.

Përndryshe, kjo vepër e Joe Orton është konsideruar shumë provokuese dhe ka shkaktuar shumë debat në kohën kur është shfaq për herë të parë (1965).

Në trajtimin regjisorial aktual, në skenën e Teatrit të Kumanovës kjo shfaqje do të jetë provokuese, por jo vetëm më përmbajtjen por edhe si realizim skenik.

Përkujtohet aktori Sefedin Nuredini (1954 – 2017)

Image may contain: 1 person, sky and cloudVendosja e datës 16 është bërë në shenjë përkujtimi të veprës së aktorit kumanovar, Sefedin Nuredini i cili vjet, më 14 janar ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë shëndetësore.

Sefedin Nuredini (24.01.1953-14.01.2017), aktor me disa decenie përvojë në Teatrin Shqiptar të Shkupit dhe kujtohet si njohës i mirë i teatrit e dramës, rolin e gjuhën e skenës, si njeri që kishte aftësi të bënte humor të lezetshëm dhe që dëgjonte e respektonte mendimin e tjetrit. Kishte zë kumbues dhe të kthjellët në skenë që ngulitej në kërshërinë e publikut të ankthshëm.

Në kujtesë të pashlyeshme është roli i tij për Prometheun. Sefedin Nuredini ishte edhe krijues letrar, sidomos me prozat e tij që rrezatonin fabulë me nëntekst plot porosi e bukuri të fjalës, të botuara në shtypin shqiptar në Shkup.

Image may contain: text

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL