Padi penale kundër dy ish-drejtorëve dhe kryetarit të Bordit Drejtues të Agjencisë për film

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti padi penale kundër dy ish-drejtorëve të Agjencisë për film në Republikën e Maqedonisë –D.B, drejtor në periudhën prej 25 dhjetor 2008 deri 3 nëntor 2015, dhe M.Gj.I., drejtor nga 3 nëntori 2015 deri 3 gusht 2017, si dhe kundër D.D., kryetar i Bordit Drejtues të Agjencisë për film. Ata janë të dyshuar për vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”, njofton Portalb.mk.

Në kundërshtim me ligjin për veprimtari filmike, D.B dhe M.Gj.I si drejtorë të Agjencisë, nga viti 2008 deri 2016 me moskryerjen e detyrës së tyre dhe pa mbikëqyrje i kanë mundësuar D.D kryetar i Bordit drejtues të Agjencisë, i emëruar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë, njëkohësisht të merr pjesë edhe si punëtor filmik (drejtor i fotografisë dhe kinematografisë) në realizim të 10 projekteve filmike të financuar nga Agjencia për film në e Republikën e Maqedonisë, ato vendime janë miratuar edhe nga vetë D.D.

“D.D i është mundësuar të fitojë para për vete me shumë prej 6.580.885 denarë edhe atë përmes shtëpive producente”, deklaron Drejtoria e Policisë financiare.

Në deklaratë theksohet se me nenin 32 paragrafi 1 të ligjit për veprimtari filmike është parashikuar që drejtori i Agjencisë, anëtari i Këshillit, recensentët, këshilltarët dhe bashkëpunëtorët tjerë të jashtëm, kryetari dhe anëtarët e Bordit drejtues dhe të punësuar në Agjenci për shkak të ndeshjeve të interesave të mos mund të marrin pjesë në konkursin e Agjencisë e as të marrin pjesë në realizimin e projektit që ka marrë mjete nga Agjencia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button