Aleanca e Shqiptarëve po del nga qeveria, filluan dorëheqjet e zëvendësministrave

Zëvendësministrat nga radhët e Aleancës së Shqiptarëve filluan që të japin dorëheqje, njofton Portalb.mk.

Informatën se zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Arta Toçi dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Memeti kanë dhënë dorëheqje e ka konfirmuar për “TV Telma”-n lideri i Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela, i cili shtoi se ata sot ose nesër do t’i dorëzojnë dorëheqjet në Qeveri në formë letre.

“Dalim nga qeveria sepse është prish marrëveshja që e kemi pasur me Zaevin.  Është e dukshme se kjo po bëhet nga presioni i Ali Ahmetit, i cili e paraqet parimin e njëjtë për sundim dhe koalicionim, siç ishte rasti kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski”, tha Sela për “TV Telma”-n.

Shkaku tjetër, sipas Selës, është ligji për përdorimin e gjuhëve që akoma nuk është dorëzuar, ndërsa është vendosur në rend dite në seancën kuvendore që do të mbahet kah fundi i janarit.

Ndryshe, pas votimit të ministrave të rinj të Qeverisë së Maqedonisë para disa ditëve, lideri i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Ziadin Sela, ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën e ka deklaruar qëndrimin e tij, në lidhje me veprimin e tij të mëtutjeshëm politik.

“Ne kemi dhënë kontributin tonë për ta rrëzuar një pjesë të regjimit, ndërkaq ne u luftuam nga pjesa tjetër e cila ngeli pjesë e Qeverisë. Do të qëndrojmë në Qeveri derisa të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq më pas do të kërkojë nga kryeministri, Zoran Zaev, që t’i shkarkojë të gjithë persona me poste nga Aleanca për Shqiptarët”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button