Gruevski e porositi pasardhësin e tij që përsëri ta përfitojë simpatinë e shqiptarëve

Ish lideri i VMRO-DPMNE-së, në kongresin e partisë, e porositi pasardhësin e tij që përsëri ta përfitojë simpatinë e shqiptarëve, njofton Portalb.mk.

“Duhet që të jemi të vetëdijshëm se njëra nga dobësitë e udhëheqësisë aktuale ishte veçmas perceptimi i keq dhe i gabuar i partisë te shqiptarët në Maqedoni. Udhëheqësia e re duhet që fillimisht të bëjë analizë se ku kemi gabuar ose ku kemi bërë lëshim që të ketë perceptim të keq deri në atë nivel te shqiptarët. Ajo duhet që të rregullohet, veçmas pasi që nuk ekzistojnë arsye fundamentale për atë. Është e rëndësishme që udhëheqësia e re të vazhdojë ta përforcojë bashkëpunimin me partnerët e koalicionit Për Maqedoni më të Mirë pasi që ato janë shumë të rëndësishëm për fitore”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button