Gruevski zgjedhet kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së

Delegatët e VMRO-DPMNE në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë që po mbahet që dy ditë në Vallandovë, liderin e deritashëm, Nikolla Gruevski e kanë zgjedhur si lider nderi të partisë, njofton Portalb.mk.

Kjo përzgjedhje e Gruevskit erdhi menjëherë pas fjalimit të tij në kongres ku shpalli dorëheqje të parevokueshme nga lideri i partisë.

Pas kësaj delegatët votuan që ai të shpallet si kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së. Përzgjedhja e Gruevskit u bë pa asnjë votë kundër.

Paraprakish, VMRO-DPMNE-ja në kongresin në Vallandovë votoi rezolutë për dënimin e rendit politik të organizuar nga LSDM-ja, pasi që siç thonë ata, janë të montuara procedurat gjyqësore nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë (PSP) dhe Prokuroria Themelore dhe në lidhje me ngjarjet e 27 prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button