Mercedesi i Gruevskit që e dëgjuam te “bombat”, do të shitet për furnizim të pajisjeve spitalore

Qeveria mbrëmë në seancën e 43-të e miratoi vendimin me të cilin makina “Mercedes” prej rreth 600.000 eurosh që ishte në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i jepet në shfrytëzim të përhershëm pa kompensim Shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.

“Me këtë krijohet mundësi që kjo makinë të tjetërsohet dhe mjetet e marra nga kjo të dedikohen për furnizimin e pajisjes spitalore”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Ndryshe për këtë veturë, Prokuroria Speciale e ka hapur rastin “Tank” e cila ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki.

Gjykata e Apelit Shkup, më 8 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara për blerjen e Mercedesit të jenë dëshmi në gjykimin për rastin “Tanku”.

LEXO: Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button