Gostivar, të premten nis me punë zyra sezonale e mërgimtarëve

Në Qendrën Informative të Komunës së Gostivarit, të premten edhe zyrtarish do të nis me punë zyra e re sezonale e mërgimtarëve, njofton Portalb.mk.

Më 15 dhjetor (e premte),  do të hapet  Zyra për Mërgimtarët pranë Komunës së Gostivarit. Kjo zyrë do të funksionojë në formën e një sporteli, ndërsa orari i punës do të zgjasë prej orës 08:00 deri në orën 20:00. Hapja e kësaj zyre bëhet me qëllim që të lehtësojmë për të gjithë mërgimtarët tanë në maksimumin e mundshëm procedurat administrative pranë Komunës, Policisë apo Gjykatës”, shkruan në kumtesën e Komunës së Gostivarit

Siç kuptohet nga kumtesa e dërguar nga Komuna e Gostivarit, zyra e mërgimtarëve do të jetë sezonale pasi që do të hapet në kohën kur në Gostivar do të vijnë mërgimtarët.

“Kjo zyrë do të qëndrojë e hapur deri më 15 janar të vitit 2018 për t’u rihapur sërish në kohën e verës kur është sezoni i fluksit të mërgimtarëve. Zyra do gjendet pranë Qendrës Informative të Komunës”, thuhet në kumtesën e komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button