“Veroret” dhe “Shëngjergji” janë dy pasuri kulturore të Maqedonisë që kanë hyrë në listën e UNESKO-s

Në mbledhjen e dymbëdhjetë të komitetit ndërqeveritar të UNESKO-s “Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jo-materiale e njerëzimit” që u mbajt nga 03 deri 10 dhjetor 2017 në ishullin Xhexhu të Koresë Jugore, 24 vende anëtare të komitetit të kësaj Konvente i kanë miratuar dy nominimet multinacionale ku mori pjesë edhe Maqedonia dhe ai proces zgjati pothuajse 5 vite, njoftoi Velika Stojkova-Serafimovska. UNESKO është ekspert i licencuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jo-materiale, njofton Portalb.mk.

Përgatitja e nominacioneve multinacionale për përshkrimin e “Praktikave kulturore në lidhje me 1 marsin – Veroret” filloi në vitin 2013 dhe në të morën pjesë Romania si iniciatore, Bullgaria, Maqedonia dhe Moldavia. I gjithë procesi përfshinte qasje shkencore aplikative të identifikimit dhe mbrojtjes së zakoneve dhe besimeve në lidhje me bërjen e “veroreve” të cilat, si pjesë e besimeve para-krishtere akoma praktikohet te popullata e këtyre katër vendeve. Në Republikën e Maqedonisë këto zakone janë ruajtur nga maqedonasit, por edhe te një pjesë e popullatës shqiptare në shtet të cilët ngjashëm në “Festën e Verës” me 14 mars bëjnë verore të kuqe me të bardhë.

Aplikacioni multinacional për mbishkrimin e “festave të verës” si pjesë e trashëgimisë kulturore jo-materiale filloi në vitin 2012 me iniciativën e Komisionit nacional të UNESKO-s për Turqinë. Edhe pse në fillim janë kyçur shtatë vende të rajonit të Evropës juglindore, aplikacionin përfundimtar e dorëzuan vetëm Maqedonia dhe Turqia. Këtë herë Republika e Maqedonisë përshkroi kulturë jo-materiale të mirë që ka të bëjë me pakicat e shtetit dhe atë “Shën Gjergjit ” te turqit dhe romët në Republikën e Maqedonisë.

Përshkrimi i një elementi jo-material kulturor i listave të UNESKO-s është proces i komplikuar që nënkupton hulumtime shkencore-aplikative dhe arkive, njohja e UNESKO-s “Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jo-materiale te njerëzimit” (Paris 2003) dhe direktiva operative e saj, përvoja në fushën e mbrojtjes në llojin e trashëgimisë si dhe një varg i aktvendimeve ligjore dhe institucionale që përfshijnë ekspert dhe aktivist kulturor, por e përfshijnë edhe popullatën që është identifikuar si bartës i kulturës së mirë jo-materiale.

Veçanërisht gjatë përpunimit të dosjes multinacionale, rëndësi të veçantë ka edhe diplomacia kulturore, si dhe ekspertiza në njohjen e elementeve të përbashkëta në festimin e këtyre festave te popullata e të gjitha shteteve që paraqiten si bartës në aplikacion. Pikërisht këto aplikacione janë një ndër më të preferuarat nga ana e Sekretariatit të Konventës së UNESKO-s që thekson se aplikacionet e përbashkëta e tregojnë respektin e shteteve drejt diversitetit kulturor dhe kreativitetit njerëzor, por njëkohësisht e përforcojnë edhe ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit te vetë bartësit, të cilët përmes këtyre përshkrimeve fitojnë vetëdije më të lartë për rëndësinë shprehjes së tyre kulturore, besimeve, zakoneve që në vetë bashkësinë janë përcjellë me gjenerata.

Për të dy aplikacionet kanë marrë pjesë Ministria e Kulturës, Komitetet nacionale të UNESKO-s, institucionet nga fusha e trashëgimisë kulturore jo-materiale, ekspert të UNESKO-s, si dhe përfaqësues të bartësve të këtyre kulturave nga të gjitha vendet e përfshira.

Nga Republika e Maqedonisë u përfshinë Lidija Topuzovska, ish-sekretare e përgjithshme e Komisionit nacional të UNESKO-s për Maqedoninë si koordinatore kryesore në të gjithë procesin, Ivona OpetçevskaTatarçevska nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe doc. dr. Velika Stojkova Serafimovska nga instituti i folklorit “Marko Cepenkov” nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button