Shuto Orizare, sot ndahen 100 vendime për legalizim

Kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush sot do të ndajë 100 vendime për miratim të legalizimeve për banorët, për siç thonë nga komuna, përmirësimin e padrejtësive, njofton Portalb.mk.

“Me qëllim të përmirësimit të padrejtësive që u janë bërë banorëve të Shuto Orizares, duke i zvarritur lëndët e tyre për marrje të të drejtës së pronësisë, unë dhe ekipi im i kemi dhënë qëllim vetes se në muajin e parë të punës do të ndajmë 100 vendime për legalizim të ndërtesave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shuto Orizares.

Ndarja e vendimeve për legalizim bëhet sot, në objektin e Komunës së Shuto Orizares, në ora 11:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button