Raport: çmime absurde për furnizime publike të institucioneve shtetërore

Gjatë gjysmës së parë të 2017-s, me procedurë jotransparente me marrëveshje pa hapje të konkursit, janë bërë marrëveshje në vlerë prej 7,4 milionë euro, që i bie 12% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Kështu thuhet në raportin e ndjekjes së furnizimeve publike të realizuara nga institucionet qendrore në periudhën kohore janar – korrik 2017, që u publikua sot nga Qendra e Komunikimit Qytetar, njofton Portalb.mk.

Ndër përfundimet më kryesore të raportit thuhet se 35% e tenderëve janë larguar disa nga ofertat sepse janë konsideruar si të papranueshme. Kjo, sipas realizuesve të hulumtimit e ul nivelin e konkurrencës gjatë miratimit të tenderëve.

Sipas raportit, në disa tenderë, në kohën e ankandeve elektronike janë arritur çmime të ulëta sa sjellë dyshimin e cilësisë së marrëveshjeve të arritura dhe të furnizimeve të bëra.

“Çmimi më i ulët, si kriter parësor për zgjedhje të furnizimeve dërgon deri të tenderë me çmime absurde të cilat sillen prej 0,01 denarë dhe 0,01 për qind. Ky treg jologjik e rrit rrezikun e manipulimeve të mundshme në realizimin e furnizimeve”, thuhet në raport.

Gjatë gjysmë së parë të vitit 2017, sipas raportit deri te Këshilli për Furnizime Publike janë parashtruar 7,583 kërkesa për marrëveshje me institucione, respektivisht 9 për qind më pak se periudha e njëjtë kohore e vitit 2016. Për dhënie të rekomandimeve, Këshilli deri te institucionet e tenderuara ka faturuar shumë prej 806.172 euro.

Sipas raportit të Qendrës për Komunikime Qytetare, në rritje është shkëputja e tenderëve, ku gjatë gjashtë muajve të parë të 2017-s janë shkëputura 2,033 tenderë, që është 23,7 për qind e tenderëve të paraqitura në konkurs publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button