Betimi i grupit më të madh të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Maqedoni

Sot, Korpusi i Paqes në Maqedoni organizoi përbetimin e numrit rekord prej 50 amerikanëve si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ky është numri më i madh i vullnetarëve në historin e Koprusit të Paqes në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Këta amerikan ju bashkangjiten në rradhët e më shumë se 700 qytetarëve të SHBA-së që kanë shërbyer si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Maqedoni. Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë punuar gati se në secilën komunë në Maqedoni, kanë bashkëpunuar me më shumë se 500 mësues, 100,000 nxënës dhe 400 organizata si dhe kanë zbatuar më shumë se 20 kampe për të rinjë dhe 100 grante dhe projekte te vogla.

Në ceremoninë ishin të pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejlli, përfaqësuesit e ministrive dhe komunave qeveritare, drejtorët e shkollave dhe organizatave jo-qeveritare dhe familjet nikoqire. Vullnetarët e ri të shtunen do fillojn shërbimin e tyre dy vjetor.

“Jo vetëm që vullnetarët reflektojnë më të mirën e asaj që Amerika i ofron botës, por ata marrin me vete më të mirën që Maqedonia i ofron botës dhe Shteteve të Bashkuara, përgjithmonë ndërtimin e urës  mes njerëzve. Këto lidhje mes dy popujve tanë nuk përfundojnë kur vullnetarët do e përfundojnë shërbimin e tyre; por këto lidhje jetëgjata”, tha ambasadori Baily.

Gjatë trajnimit të tyre përgatitor, vullnetarët amerikan jetuan me familje nikoqire, mësuan gjuhën dhe kulturën maqedone dhe shqiptare, ligjeruan gjuhën angeze në shkolla lokale si dhe punuan me OJQ-ve lokale.

“Secili prej këtyre 50 amerikanëve të shquar ka zgjedhur të shërbejë për një qëllim më të lartë se vetëvetja. Shumë nga njerëzit që vullnetarët tanë kalojnë kohë do të bëhen liderë të së nesërmes dhe interakcionet e tyre me vullnetarët do kontribuojnë për atë”, tha Drejtori i Korpusi të Paqes në Maqedoni Mark Hannafin.

Korpusi i Paqes nga Amerika është themeluar në vitin 1961 nga presidenti Xhon Kenedi. Korpusi i Paqes ka tre qëllime: të ndihmojë shtetet e interesuara në që kanë kërkuar ndihmë për individë të trajnuar për ofrimin e ndihmes tehnike; të promovojë njohjen më të mirë të amerikanëve përmes vullnetarëve që shërbejnë; si edhe të promovojë njohjen më të mirë të popujve të ndryshën nga ana e amerikanëve. Përmes këtyre përpjekjeve vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë për të nxitur paqe në komunitetin ndërkombëtar dhe mirëkuptim në mes njerëzve me kultura dhe trashigimi të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button