Lëvizja BESA kërkon që të takohet me Ivanovin

Pas arrestimeve në lidhje me terrorin e 27-prillit në Maqedoni, te kabineti i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov është mbajtur takim ndërmjet, kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe dje në të është përfshirë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në lidhje me këto takime, që sipas asaj që u informua pas takimit të djeshëm që kanë synim të zgjidhin situtën në Maqedoni, sot Lëvizja BESA ka dërguar kumtesë nëpërmjet së cilës kërkon të jetë e përfshirë në këto takime, njofton Portalb.mk.

“Lëvizja BESA është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në vend, me çka përshëndet nismën për zbardhjen e dhunës së 27 Prillit në Parlament, njëkohësisht fton organet përgjegjëse që këtë rast ta ndriçojnë deri në fund. Me këtë është e habitshme se përse nga presidenti, Gjorgje Ivanov janë të ftuara të gjitha partitë politike për të gjetur zgjidhjen e ngërçit politik mes palëve, ndërsa në të nuk ftohet Lëvizja BESA, si parti më e madhe opozitare te shqiptarët e Maqedonisë. Apelojmë që mos të anashkalohet vullneti politik i shqiptarëve, pasi kjo mund të krijojë ngërçe më të thella politike”, thuhet në kumtesën e BESA-s.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button