Punëtorët e një kompanie në Dellçevë ankohen se duhet t’i kthejnë paratë e fituara me rritjen e rrogës minimale

Punëtorët e kompanisë “Pallteks” të Dellçevës janë ankuar se janë të detyruar t’i kthejnë një pjesë të parave të rrogës minimale që ligjërisht është rritur në 12.000 denarë, njofton Portalb.mk.

Porosia nga punëtorët e kompanisë është publikuar në faqen zyrtare të faceboo-ut “Gllasen tekstillec” që merret me të drejtat e punëtorëve.

“Na çmenden me këtë rrogë minimale, do t’ju japim para dhe do t’i ktheni nuk e merritoni, nuk keni punuar, kush do t’ju japë para ashtu kot, ndërsa ata që i fitonit, nuk kanë qenë norma reale dhe nuk shkon kështu. Dhe tani, çdo ditë shefat i kërkojnë paratë që t’i kthejmë (ajde i keni nxjerrë paratë silleni tek unë) për të ardhur keq, por e vërtetë. Ku të ankohemi kur askush nuk beson, njerëzit friken se do të mbeten edhe pa to”, thuhet në porosinë e publikuar në facebook.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska pak kohë më parë apeloi që punëtorët të paraqesin keqpërdorim të tillë nga ana e kompanive.

“Apeloj që është shumë e rëndësishme të kemi dëshmitarë sepse duhet të ngremë procedurë. Jo vetëm që është shkelje, por edhe vepër penale që nga punëtorët të merren paratë. I lus të gjithë punëtorët të jenë të guximshëm dhe përfundimisht të vijë fundi i keqpërdorimit të forcës punëtore nëpër kompani. Unë do të ri pas çdo punëtori që do të paraqes kepërdorim të tillë ose mosrespektim të ligjit”, tha Carovska.

Në lidhje me kapacitetin se a mundet që reformat ta paguajnë rrogën minimale prej 12.000 denarë. Carovska tha se për atë është ofruar mbështetje buxhetore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button