Eurokomesari Han u takua edhe me Xhaferin, Selën dhe Ahmetin (VIDEO)

Eurokomesari Johanes Han, gjatë vizitës së sotme në Maqedoni, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev dhe kabinetin qeveritar, me kryeparlamentarin e Maqedonisë, Talat Xhaferi, me Ziadin Selën, liderin e Aleancës për Shqiptarët dhe nënkryetarët e kësaj partie Arben Taravari dhe Agon Ferati. Më pas u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe nënkryetartët Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi, njofton Portalb.mk.

Ahmeti: Mbetem optimist që në kohë të duhur do të arrijmë t’i zbatojmë të gjitha kërkesat

“Takim i rëndësishëm me komisarin Han. Ai ishte shumë konkret lidhur me agjendën e vendit tonë në drejtim të zbatimit të reformave si në gjyqësi ashtu edhe në fushat e tjera. Gjithashtu ishte mjaftë i interesuar edhe për proceset eru0atlantile. Unë sigurova atë se ne punojmë me përkushtim që të arrijmë rezultate ne fushën e reformave të drejtësisë, ato më të kërkuarat. Mbetet që koha të dëshmojë për premtimet që ne i bëmë dhe mbetem optimist që në kohë të duhur do të arrijmë t’i zbatojmë të gjitha kërkesat që na afrojnë sa më afër hapjes së negociatave me BE-në. Folëm edhe për koalicionin qeveritar dhe mbetet që ne të ofrojmë stabilitet dhe bashkëpunim jo vetëm mes pozitës por edhe opozitës për këtë proces të rëndësishëm” tha Ahmeti.

Sela: Jemi të interesuar për të rikthyer shtetin e së drejtës në Maqedoni!

“Folëm për situatën politike ne vend me komisarin Han, për obligimet të cilat Qeveria duhet t’i vazhdojë në drejtim të reformave të cilat i kemi marrë përsipër. Si pjesëtarë të Qeverisë morëm sugjerime, ashtu siç parashtruam dhe këndvështrimin tonë në lidhje me situatën në vend pas zgjedhjeve lokale. Ne si parti mbetemi të fokusuar në drejtim të reformave dhe është shumë me rëndësi që reformat e paralajmëruara në lidhje me shkeljen e së drejtës, të nisim ti shohim, të bëhen të prekshme për qytetarët, sepse reformat kanë kuptim kur ato i ndjejnë qytetarët dhe avash-avash krijojnë kushte të së drejtës dhe qytetarët ndihen të barabartë para ligjeve ekzistuese në vend. Por pse jo edhe me ligjet e tjera që kanë lidhje me shkeljen e së drejtës.” tha Sela pas takimit me Han, njofton Portalb.mk.

Johanes Han – Talat Xhaferi

Xhaferi e informoi eurokomisarin për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me proceset reformuese për marrjen e rekomandimit pozitiv për fillimin e negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

​Nga ana tjetër, eurokomisari Han nënvizoi se me rëndësi esenciale është miratimi i ligjeve të cilat janë të domosdoshme për marrjen e evalvimit pozitiv në fillim të vitit të ardhshëm dhe e përshëndeti marrëdhënien e Kryetarit të Kuvendit ndaj opozitës parlamentare dhe ndryshimeve pozitive në vend në drejtim të hartimit të raportit pozitiv për Republikën e Maqedonisë.

​Në fund të takimit, Kryetari Xhaferi u shpreh i bindur se si prioritet në punën e Kuvendit deri në fund të vitit është miratimi i pakos së ligjeve reformuese të cilat dalin nga rekomandimet e Pribesë, njofton Portalb.mk.

Johanes Han - Talat Xhaferi

Johanes Han – Talat Xhaferi

Han është takuar edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

LEXO: Takim i komesarit Johanes Han me Osmanin, Spasovskin, Saljiun dhe Mançevskin

LEXO: Ja çfarë thanë pas takimit kryeministri Zaev dhe eurokomesari Han


Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP