Takim i komesarit Johanes Han me Osmanin, Spasovskin, Saljiun dhe Mançevskin

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, realizoi takim me Eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Në prani të Zëvendëskryeministrit të Qeverisë dhe Ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, Ministrit të Drejtësisë, Biljen Saliji, si dhe Ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançeveski, Zëvendëskryeministri Osmani dha raport për pjesët e reja, gjashtë dhe nëntë, të Planit për reforma 3-6-9.

“Plani 3-6-9 për momentin paraqet një tërësi, ku janë të përfshira të gjitha rekomandimet, gjetjet dhe sugjerimet të cilat vijnë nga partnerët tanë ndërkombëtarë” theksoi Osmani. Ai i theksoi  raportet e Komisionit Evropian, Komisionit të Venedikut, Greko, raportet e grupit të lartë të ekspertëve të udhëhequr prej Rajnhard Pribe, si dhe raportet tjera relevante, si një pjesë kryesore gjatë krijimi të Planit 3-6-9.

“Tërësia e Planit 3-6-9  ka për qëllim, pas implementimi të tij, i njëjti të mos vazhdojë me pjesë të re 12, por me vendim për fillimin e negociatave” – theksoi Osmani.

Në takim theks të veçantë pati në fushat për të cilat është konstatuar nevoja më e madhe për shpejtësinë e reformave, siç janë: reforma në shërbimet e sigurisë, reforma në gjyqësor si dhe reforma në administratën publike.

Ministrat përkatës Spasovski, Saliji dhe Mançevski japin raport para Euro-komisionerit Hahn për strategjitë e sjellura, planet akcionale dhe aktivitetet e ndërmarra për përgatitjen e Planit, por edhe për gatishmërinë dhe përkushtimin e implementimit të reformave.

Përfaqësuesit e Qeverisë shprehën faleminderim për praninë e Hahn në  Maqedoni, së bashku konstatuan  se paraqet një nxitje shtesë për procesin reformues, katalizator i procesit në ndërtimin e konsensusit politik, si dhe mbështetjen e përgjithshme për procesin eurointegrues të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button