Butaris e ftoi Zaevin që së bashku ta festojnë Vitin e Ri në Selanik

Mbledhja e ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic me negociatorët për kontekstin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është shtyrë për në fillim të dhjetorit për shkak obligimeve të të dy palëve, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit të sotëm me kryetarin e Komunës së Selanikut, Janis Butaris, njofton Portalb.mk.

“Kjo ishte vetëm dëshirë, datë e projektuar, me siguri për shkak obligimeve të të dy palëve është shtyrë për në fillim të dhjetorit. Do të mbahen mbledhje të tilla, i di edhe detajet, nuk do t’i publikoja sepse organizator është Nimici, por realisht e di se nuk ka shkaqe për shtyrjen e takimit”, shtoi ai.

Kryeministri sot u takua me Butaris, i cili ndodhet në Shkup për vizitë në kuadër të procesit të ndërtimit të masave për besim mes të dy vendeve.

Butaris rikujtoi se ky takim dhe të tjerët të planifikuar në Shkup janë vazhdim i dialogut, që e kishte me Dimitrovin në Selanik në tetor.

“Si kryetar komune nuk do të hyja në çështjet politike, por megjithatë bashkëpunimi mes kryetarëve të komunave, si përfaqësues të pushteteve lokale për bashkëpunimin e mëtejmë të të dy vendeve dhe qytetarëve”, tha kryetari i Komunës së Selanikut.

Ai theksoi se problemet gjithmonë i zgjidh nga themeli, duke theksuar se bashkëpunimi i pushteteve në nivel lokal do të kontribuojë edhe për hapjen e proceseve për zgjidhjen e çështjeve të tjera të mbetura mes të dy vendeve.

Ai e ftoi Zaevin në një takim privat në Selanik për Natën e Vitit të Ri dhe theksoi se do të mundohet që takimi i ardhshëm i kryeministrave të të dy vendeve të mbahet pikërisht në Selanik.

Zaev theksoi se me kënaqësi do ta pranojë iniciativën që ta pret Vitin e Ri në Selanik.

“Seriozisht do të mendoj për këtë gjë, ndoshta atje së bashku do ta presim me Butarisin dhe kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras”, tha Zaev.

Ai tha se me kryetarin e Komunës së Selanikut janë pajtuar që politikanët e të dy vendeve kanë obligim t’i hapin perspektivat e qytetarëve dhe shtoi se ata munden të dalin si fitimtarë nëse gjejnë zgjidhje për kontestin e emrit.

Butaris theksoi se ai si kryetar komune para se gjithash vend të veçantë i vë bashkëpunimit mes të dy vendeve në nivel lokal në fusha të ndryshme si biznesi, ekologjia, kultura dhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button