“Shkupi” do të promovojë shtatë libra nga letërsia shqiptare

Shtëpia Botuese Shkupi në frymën e festave të nëntorit, Ditës së Alfabetit që është më 22 nëntor dhe Ditës së Flamurit që është më 28 nëntor, më 17 nëntor, nesër, në Komunën e Çairit do të promovojë shtatë libra, njofton Portalb.mk.

Promovimi i shtatë librave nga letërsia shqiptare do të mbahet gjatë periudhës kohore 13:00-14:00 në Sallën e Kuqe të Komunës së Çairit në Shkup. Librat që do të promovohen janë botuar gjatë dy vjetëve të fundit nga Shtëpia Botuese Shkupi.

Do të promovohen librat (titull/autor):
1. “Kronisti i fundit në qytetin e konzujve”, autor Qenan Hasani
Për librin do të flasë: Daut Dauti

2. “Pallë kritike mbi qepallën agonike”, autor Fadil Curri
Për librin do të flasë: Rexhep Bajrami

3. “Letër bijave të mia” dhe “Letra shpirti”, autor Zekerija Idrizi
Për librin do të flasë: Fadil Curri

4. “Nga panairi në panair”, autor Rahim Dauti 

5. “Tinguj vargjesh”, autor Semine Hasani
Për librin do të flasë: Rrahim Ganiu

6. “Syri i keq”, autor Daut Dauti
Për librin do të flasë: Halil Zendeli

Ky promovim mbahet në kuadër të aktivitetit kulturor “Vala e re kulturore” e cila financohet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë në organizim të Shtëpisë Botuese “Shkupi”.

Për më shumë detaje: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button