Zëdhënësi i Komunës së Tetovës lodhet nga gazetarët, shfaq sjellje primitive

Komuna e Tetovës vazhdon të praktikojë jo-transparencë. Madje, kryetarja Arifi ose i ka dërguar në trajnim zëdhënësit të sillen keq me gazetarët, me këtë automatikisht me banorët e Tetovës, ose nuk di gjë për sjelljen primitive që ata e tregojnë.

Konkretisht, Armend Fazliu, një nga zëdhënësit e komunës sot seç u lodh nga pyetja e Portalb.mk në lidhje me çështjet tona kushtuar sektorit të arsimit dhe kushtet e këqia në të. Në pyetjen tonë pse nuk i kthen emailet kjo komunë që trumbetonte transparencë, Fazliu dukshëm i nervozuar u shpreh “nuk i kthyem e hajt, mos më lodhni”.

Lexues të nderuar, është për tu habitur fakti që një person i cili merr rrogën nga paratë tona, ka një sjellje të pa-civilizuar dhe turpshme me qytetarët, madje lodhet nga puna që ai E KA PËR DETYRË TA BËJË.

Në të vërtetë, çfarë punon sektori për informim të cilët ndalin telefonat me pretekste të ndryshme, nëse jo të na informojë neve?

Redaksia jonë, në asnjë mënyrë nuk do të ndalet së kërkuari përgjigje dhe transparencë nga Komuna e Tetovës për qytetarët tonë, ne do ta bëjmë punën tonë andaj e sugjerojmë z.Fazliun që ta kryejë punën e vetë për të cilën paguhet nga paratë tona.

Rikujtojmë se kryetarja tashmë e rizgjedhur e komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjatë fushatës u zotua për udhëheqje me transparencë të komunës dhe se do të jetë gjithmonë e hapur për mediat. Në debatin parazgjedhor #DebatPërnime për Tetovën të organizuara nga Portalb.mk dhe partnerë, në pyetjen e gazetares Jeta Xharra se a do të ketë komuna zëdhënës dhe të njëjtit a do tua hapin telefonin gazetarëve, Arifi u përgjigj se “komuna veçse ka zëdhënës, të cilët edhe tash edhe në të ardhmen do të vazhdojnë t’ua hapin telefonin gazetarëve”.

LEXO: Komuna e Tetovës e nisi shumë nga e prapa!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP