Maqedoni, ekonomistët kërkojnë: Çdo tre muaj të ketë analizë të investimeve kapitale

Qeveria çdo tre muaj ta analizojë realizimin e investimeve kapitale, kërkon Oda ekonomike e Maqedonisë.

Siç tha kryetari i Odës, Branko Azeski në debatin e sotëm sipas Propozim-buxhetit për vitin 2018 që e prezantoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, mirë është që investimet kapitale po rriten, por mbetet çështja nëse dikush do të bart përgjegjësi lidhur me dinamikën e realizimit të tyre.

“Absolutisht është i pranueshëm propozimi që të bëhet analizë e investimeve kapitale çdo tre muaj dhe do ta propozojnë si ide me qëllim që të gjendet zgjidhje sistematike në këtë drejtim”, tha Tevdovski, duke shtuar se për çdo ditë bën presion mbi sektoret të cilat udhëheqin me investimet kapitale (transport, arsim, shëndetësi…), që ato të intensifikohen.

Në vërejtjen pse buxheti është më i madh vitin e kaluar, ministri Tevdovski u përgjigj se te ne arka shtetërore është e projektuar në 32 për qind nga BPV në krahasim me vendet e zhvilluara ku është 50 deri 55 për qind nga BPV.

“Nuk ka hapësirë të thuhet se buxheti është tepër i madh pasi është shumë nën atë që në të vërtetë duhet të jetë. Por, ndryshime të tilla nuk dëshirojmë të bëjmë gjatë natës, gjithçka që ndërrohet do të jetë në mënyrë graduale”, tha Tevdovski.

Lidhur me rritjen e akcizave për dizelin, sipas Azeskit, do të ketë impakt serioz mbi ekonominë, ministri përsëriti se projeksioni i Qeverisë për inflacionin është 1,7 për qind, duke përfshirë edhe pritjet për zhvendosjen e akcizës. Kjo përqindje, tha Tevdovski, është tejet korrekte dhe nuk duhet të brengos askend.

“U apelojmë, posaçërisht mediave, nëse nuk janë kompetentë, të mos manipulojnë në këtë temë”, tha Tevdovski.

Në pyetjen nga Oda ekonomike për borxhin e shtetit ndaj sektorit privat, Tevdovski u përgjigj se në Ministrinë e Financave veçmë është bërë softuer i cili duhet t’i grumbullojë këto të dhëna dhe veçmë po testohet. Në të njëjtën kohë, bëhet përgatitje për miratimin e ligjit të ri, me të cilin të gjithë nga Ministria do të obligohen që në muaj ta mbushin softuerin, i cili megjithatë do të mundësojë që opinioni të informohet, por edhe në mënyrë adekuate të krijohen politikat.

LEXO MË SHUMË:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP