Tevdovski: Nëse përmbushen të gjitha kërkesat e shfrytëzuesve buxhetor deficiti do të jetë tetë, e jo 27 për qind

Shfrytëzuesit buxhetor kanë kërkesa më të mëdha për 500 milionë euro. Nëse ishin përmbushur të gjitha dëshirat e tyre për rritjen e pagave, deficiti buxhetor do të jetë tetë, e jo 2, për qind të BPV-së, tha sot ministri i Financave Dragan Tevdovski, duke e prezantuar Propozim-buxhetin për vitin 2018 para anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Tevdovski vuri në dukje se për herë të parë projeksioni i arkës së shtetit  prezantohet dhe diskutohet haptazi përpara se të miratohej që, paralajmëroi, do të bëhet praktikë.

“Për Maqedoninë që të shkojë përpara, duhet të flasim haptazi, të jemi transparentë. nevojitet të ketë debate, nuk është aspak e tmerrshme të dëgjojmë mendime të ndryshme. Është më me rëndësi se e dimë çfarë duam dhe ku duam të shkojmë”, theksoi ministri.

Duke e prezantuar Propozim-buxhetin, edhe një herë përsëriti se për rritjen e të ardhurave parashikohet rritje e akcizës së naftës për tre denarë dhe rritje e kryegjësë maksimale të pagesë së kontributeve prej 12 në 16 paga mesatare.

Pas fjalimit të Tevdovskit, pritet debat i hapur ku afaristët duhet t’i paraqesin mendimet, propozimet dhe sugjerimet e tyre.

“Deri më 15 nëntor Qeveria duhet ta miratojë Propozim – buxhetin dhe pastaj ta dorëzojë deri në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button