Nevzat Bejta: Tërhiqem nga politika

Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në një konferencë për mediat sot në Gostivar tha se do të tërhiqet një kohë nga politike. Ai edhe njëherë ia uroi fitoren Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Portalb.mk.

“Jam para jush që tu falënderoj qytetarëve të Gostivarit për mbështetjen që ma dhanë më 29 tetor. Si kandidat fitova 15.955 vota dhe jam shumë mirënjohës për votat që mi dhanë qytetarët e Gostivarit. Ishin vota që vlerësuan punën dhe projektet tona që realizuam në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit. Janë projekte që do të ngelin gjurmë në qytetin e Gostivarit. Ishte një vlerësim dhe respekt për mua. Por, me 29 tetor fitoi kundërkandidati Arben Taravari, dhe unë e respektoi votën e shumicës së qytetarëve. Diferenca ishte rreth 900 vota por unë e vlerësoi votën e qytetarëve dhe ia uroj fitoren Arben Taravarit. Presim që në katër vitet e ardhshme të realizon programin që qytetarëve nuk u ra në duar dhe pas katër vitesh sërish do të ketë garë zgjedhje dhe qytetarët do të bëjnë vlerësimin e tyre. Ne do të jemi në garë si subjekt politik, si Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Bejta, i cili njoftoi që për një kohë të papërcaktuar do të tërhiqet nga jeta politike, dhe siç tha ai, nëse shoqëria do të ketë nevojë për përvojën e tij politike dhe për investimin politik që bënë ndaj tij, sërish do të kthehet në politikë në të mirë të shoqërisë dhe vendin tonë.

Ai shtoi se nuk është “diktator i vogël” siç e ka quajtur mbrëmë Taravari dhe se ka punuar vetëm si kryetar komune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button