CIVIL: Dy persona vendosen qese në një vendvotim në Saraj para se të fillojë votimi

Vendvotimi 2433 që ndodhet në shkollën fillore “Dituria” Saraj u hap në orën 8 e 30 minuta prej kur erdhën dy vetura, ndërsa personat që dolën nga veturat nuk sollën asnjë legjitimitet, në vendvotim vendosën një qese në të cilën nuk mund të shihej çfarë ka. Dera ishte e mbyllur dhe nuk kishte aspak mundësi që të hyhet, ose të pyetet çfarëdo qoftë, deklarojnë  vëzhguesit e  “Civil”, njofton Portalb.mk.

Dera në vendvotimin 2433 u hap pas disa minutave pasi u larguan personat që i kanë sjellë qeset dhe madje atëherë ka filluar votimi.

Përball rrugës së vendvotimit gjendet një shtab i një partie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button