Edhe 60 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Gostivar

Ministria e Shëndetësisë njofton se edhe 60 persona tjerë në Gostivar kanë kërkuar ndihmë mjekësore me të njëjtat simptoma- diarre dhe lodhje, përcjell Portalb.mk.

“Nga masat epidemiologjike dhe masat tjera të zbatuara, mund të konstatohet se nuk ndërlidhet me konsumimin e ushqimit nga objekti i njëjtë.

Nga Qendra për Shëndet Publik dhe ISHSSH janë në terren dhe e ndjekin situatën. Përpunimi i të dhënave është duke u zhvilluar, pas së cilës institucionet kompetente do të dalin me deklaratë për shtyp. Nga të dhënat dhe informatat që do të merren nga  QSHP-ja rajonale , nëse është e nevojshme, ISHSSH do të nxjerrë vendim me masa konkrete”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, mbi një mijë persona me temperaturë të rritur, plogështi dhe shtrëngime barku në katër ditët e fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në repartin infektiv të Spitalit të Përgjithshëm ” Ferid Murad” në Gostivar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button