Në UT u prezantuan Programet Erasmus Plus dhe Europas

Në Universitetin e Tetovës, para stafit akademik dhe studentëve, përfaqësuesi i Programeve Edukuese Evropiane sot i prezantoi programet Erasmus Plus dhe Europas, njofton Portalb.mk.

“Universiteti ynë këtë vit akademik në kadër të këtyre programeve, gjegjësisht në mobilitet i ka të angazhuar gjithsej 10 studentë, të cilët studimet e tyre i ndjekin në universitete të ndryshme  europiane, si dhe një praktikante në Universitetin e Barcelonës. Ajo, po ashtu u bëri thirrje studentëve që të aplikojnë në këto programe të cilat i ofron Komisioni Evropian në mbështetje të të gjithë studentëve.” tha hordinatorja e programit Erasmus Plus nga Universiteti i Tetovës, Shpresa Ademi.

Përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare për Mobilitet, Goce Veliçkovski, njëherit edhe përfaqësuesi i Programeve Edukuese Evropiane, theksoi se këto programe në Maqedoni kanë filluar të zbatohen që nga janari i vitit 2014, dhe tani më vite me radhë Republika e Maqedonisë është plotësisht pjesëmarrëse në këto programe, përmes Agjencisë Kombëtare për Programe dhe Mobilitet Arsimor Evropian.

“Erasmus Plus është një program drejtues i Komisionit Evropian, i fokusuar në trajnimin e të rinjve për arsim, Agjencia kombëtare e zbaton atë në nivel kombëtar dhe të gjitha veprimet janë në dispozicion për profesorët, studentët, mësuesit, nxënësit,  punëtorët e rinj, si dhe personat e tjerë të interesuar”, tha Goce Veliçkovski.

Për programet Erasmus Plus dhe Europas shprehën interesim të madh studentët nga të gjithë fakultetet e Universitetit të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button