Bekteshi-Petkova: Bullgaria punon në mënyrë aktive për infrastrukturën e munguar me Maqedoninë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi qëndron për vizitë zyrtare në Sofje të Bulgarisë, njofton Portalb.mk. Sic njoftojnë nga kabineti i tij, ai është takuar me ministren bullgare të Energjetikës,  Temenuzhka Petkova dhe kanë folur për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në sferën e energjetikës, sigurisë së furnizimit me energense, shtimin e burimeve të energjisë, lidhjet e reja dhe bashkëpunimin rajonal.

Theks të veçantë gjatë takimit i është dhënë marrjes së presidencës së Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian prej 1 janarit 2018. Sipas Sofjes zyrtare, në fokus do të jetë Ballkani Perëndimor ndërsa Bullgaria ka shprehur gatishmëri të mbështesë Maqedoninë në investimet infrastrukturore në fushën e energjetikës dhe rrugën e saj drejt integrimit në strukturat e BE-së.

Sipas ministres bullgare “infrastruktura e munguar është një problem i madh për rajonin e Ballkanit dhe Bullgaria punon në mënyrë aktive për të kapërcyer këtë problem.”

Gjatë qëndrimit të ministrit Bekteshi në Sofje është mbajtur edhe mbledhja e parë e grupit të punës ndërmjet delegacionit të Maqedonisë dhe atij Bullgarë në kuadër të memorandumit për bashkëpunim në fushën e gazit natyror i nënshkruar kohë më parë në Shkup (1 gusht 2017), ku u diskutuan mundësitë e ndërtimit të lidhjes së re interkonektuese ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë në fushën e gazit natyror përfshirë edhe aspektet teknike, financiare dhe rregullatore për ndërtimin e kësaj lidhjeje të re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button