RDK: Në rrethin e dytë, të mbështeten forcat pro-perëndimore të udhëhequr nga ky koalicion qeveritar

Kuvendi qendror i RDK-së, në mbledhjen e saj të mbajtur mbrëmë në Gostivar dhe siç njoftojnë nga partia solli këto konkluza, transmeton Portalb.mk:

“1.RDK do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim politik që e ka mbajtur deri më tani, pa devijimin as më të vogël, sepse kjo është platforma dhe misioni ynë politik.

2.RDK do të vazhdojë me konsistencën e njëjtë të luftoj maksimalisht rrymat destruktive kundër çështjes kombëtare dhe fetare, pavarësisht se në cilën parti politike ndodhen këto grupe destruktive.

3.RDK është pjesë e koalicionit qeveritar LSDM, BDI, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), si dhe LR-PDSH, dhe këtij koalicioni qeveritar i qëndron pas fuqishëm deri në fund edhe në këto zgjedhje lokale, pavarësisht faktit se njëri nga partnerët e këtij koalicioni LR-PDSH, ka vendos të bëjë një koalicion tjetër, të katërtin me radhë, ende pa u shkurorëzuar nga koalicioni paraprak.

4.RDK vlerëson se rrethi i parë i zgjedhjeve lokale është një fitore e madhe e forcave pro-perëndimore të udhëhequr nga ky koalicion qeveritar, dhe kjo fitore duhet të vuloset edhe më fuqishëm edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

5.RDK, në rrethin e parë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, ka luajtur një rol të rëndësishëm në demaskimin e disa figurave të rrejshme, dhe tani në rrethin e dytë të këtyre zgjedhjeve, përgjegjësia bie mbi koalicionin qeveritar, që tua jap përgjigjen e fundit këtyre rrymave destruktive.

6.RDK do të vazhdojë në misionin e saj të kërkoj të vërtetën për Gostivarin, dhe për shumë fenomene tjera që e kanë karakterizuar Maqedoninë, sidomos në dy dekadat e fundit, duke stimuluar institucionet e shtetit që ta nxjerrin në sipërfaqe të vërtetën.” njoftojnë nga partia, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, RDK obligoi strukturat partiake që ti bëjnë përgatitjet e fundit për organizimin e Kongresit partiak, që sipas tyre, së shpejti duhet të mbahet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button