5 problemet urgjente me të cilat do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Dibrës

Kandidatët e partive politike të cilët garojnë për të parin e Dibrës do të ballafaqohen me probleme të ndryshme pas fitimit të mandatit katërvjeçar të këtij posti, shkruan Portalb.mk.

Ashtu si komunat tjera shqiptare, Tetova, Gostivari, Struga, edhe Dibra ballafaqohet me problemin e deponisë së egër, e cila ndikon në ndotjen e ajrit dhe banorët e kësaj komune vite me radhë ankohen dhe kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate.

Dibra gjithashtu ballafaqohet me probleme në infrastrukturë, ku rrugët janë në gjendje të mjerueshme, të cilat po ashtu ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit së këtij qyteti, duke pasur parasysh që ai është mjaft i vizituar falë banjave termale, të cilat vizitohen nga i gjithë rajoni.

Mungesa e parkingjeve është problemi tjetër me të cilin ballafaqohet kjo komunë. Sidomos në stinën e verës komunikacioni sipas banorëve të kësaj komune shndërrohet në një kaos të tmerrshëm. Kandidatët do të duhet që të zgjidhin këtë problem për këtë komunë.

Mosfunksionimi i sistemit të vaditjes po ashtu është problem me të cilin ballafaqohen banorët e kësaj komune, e me të cilin do të duhet të ballafaqohet edhe kryetari i ardhshëm i kësaj komune, pasi që ky problem është mjaft i theksuar tek bujqit, të cilët nuk kanë se si të vadisin fushat pjellore të kësaj komune.

Gjithashtu banorët e kësaj komune disa herë ngritën çështjen e mungesës së ujit të pijshëm, gjë që sipas tyre është turp të premtohet në zgjedhjet lokale të këtij viti e shekulli, ku sipas tyre të gjithë vendet e huaja garojnë me projekte kapitale, në Maqedoni ende premtohen dhe kërkohen elementet thelbësore për jetesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button