Kërcënohet me vdekje kandidati për kryetar në Saraj, ja çfarë thonë nga MPB

Dje kandidati për kryetar komune në Saraj nga radhët e Lëvizjes BESA, Bashkim Bakiu është kërcënuar për vdekje. Rasti ka qenë i paraqitur në polici nga vetë Bakiu, kurse nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për Portalb.mk njoftuan se është i vërtetë rasti dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të tij.

“Më 05.10.17 në orën 19:45 në SPB Shkup është paraqitur rast për kërcënim me jetë i cili ka ndodhur në ora 19:00 ku personi B.B. (36 vj.) nga Lubini i Shkupit, kandidat për kryetar komune në Saraj nga radhët e BESA-s, ka njoftuar se gjatë ditës ka marrë SMS në telefonin e tij me përmbajtje kërcënuese. Meqë B.B. duheshe të mbaj miting publik në Saraj në ora 20:00 dhe është shpejtuar është tërhequr nga lajmërimi i kërcënimit. Në ora 19:50 B.B. është paraqitur në linjën telefonike 192 dhe e ka paraqitur mitingun duke kërkuar sigurim nga shërbimet policore. Mitingu është mbajtur dhe ka përfunduar pa ndonjë problem, kurse B.B. ka qenë i urdhëruar që të shkojë në stacionin policor në Saraj dhe ta paraqesë rastin e kërcënimit në SMS”, njoftojnë për Portalb.mk nga MPB.

Bashkim Bakiu njoftoi se rasti përveç se në polici është paraqitur edhe te faktori ndërkombëtar.

“Kërcënimi nuk do të më ndalë. Jetën e jep dhe e merr Zoti! Humbjen tuaj nuk mundet ta ndalë askush! Rasti është paraqitur në polici, si dhe tek faktori ndërkombëtarë!”, deklaroi Bakiu pas rastit.

Më poshtë mund ta shihni edhe kërcënimin ndaj Bashkim Bakiut:

Image may contain: text

Ndryshe, rasti i Bakiut është rasti i katërt që ka ndodhur gjatë fushatës zgjedhore të lokaleve të 15 tetorit, e cila do të zgjas edhe një javë. Rasti i parë ka ndodhur kur bartësi i pavarur i listës së këshilltarëve të Kërçovës u sulmua me armë për të ndërruar jetë dje. Është sulmuar edhe kandidati për kryetar komune në Shuto Orizare, Elvis Bajram si dhe shumë shtabe partiake u thyen e ngjyrosën me ngjyra e fekale.

Të gjitha këto sulme, sipas ekspertëve kanë synim prishjen e ambientit demokratik të periudhës së zgjedhjeve lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button