#DebatPernime për Zgjedhjet Lokale në Maqedoni, sonte në Çair (VIDEO)

19:00 – Me kandidatët për kryetar të komunës së Çairit sot u mbajt drejtpërsëdrejti seria e debateve zgjedhore që moderohen nga Jeta Xharra, raporton Portalb.mk.

Në këtë debat patëm ballafaqim të drejtpërdrejtë të Visar Ganiut nga BDI,  Faruk Avdiu nga Aleanca për Shqiptarët, Zeqirja Ibrahimi  nga Lëvizja BESA si dhe  Idriz Orana i PDSH-së. Pjesëmarrjen e ka refuzuar kandidatja e VMRO-së, Nermin Telovska.

Në fillim të emisionit kandidatët i treguan programet e tyre me të cilët kandidohen në këto zgjedhje lokale.

Si problem më i madh që u cek në fillim të emisionit është urbanizimi i Komunës së Çairit dhe mungesa e parkingjeve si dhe zgjidhjet që mund t’i japin këto kandidat për problemet ku për këtë çështje kishte replika mes kanditatëve për kryetarë.

Një çështje tjetër që u përmend është rindërtimi i Bit Pazari si dhe çfarë mund të bëjnë kandidatët për rindërtimin e tij.

Gjendja e rrugëve dhe trotuareve ishte pyetja e radhës që e bëri moderatorja e emisionit, ku kandidatët dhanë premtimet për ndërtimin e tyre.

Mungesa e pastërtisë ose mbeturinat e shumta nëpër rrugë është një problem me të cilin ballafaqohet Komuna e Çairit ku kishte debat për këtë temë për shkak mungesës së shportave si dhe mbledhja e mbeturinave bëhet rrallë, por kandidatët premtuan që do të mblidhen më shpesh se dy herë në javë ose çdoherë që të jetë e nevojshme.

Një premtim tjetër që dhanë kandidatët ishte transparenca e Komunës për të gjitha çështjet që do të bëhen në Komunë.

Në këto zgjedhje lokale të 2017, për herë të parë në Maqedoni, Portalb.mk dhe Vertetemates.mk ju sjellin në Maqedoni stilin unik të debateve zgjedhore.

Debatet do të transmetohen në drejtpërdrejt në Facebook të Portalb.mk dhe Kallxo.com si dhe në TV ART CHANNEL nga 1 deri më 7 tetor.

#DebatPernime që realizohet me ndihmën e TV ART dhe BIRN Maqedoni, do të përballim kandidatët dhe ofertat e tyre politike për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Debat pernime orari“Komunat shqiptare janë komunat që më pak investojnë për kokë banori në Maqedoni. Ato mbyten në bërllok e nuk kanë kushte elementare për jetesë: ju mungon uji i pijshëm dhe ajri i pastër, njofton hulumtimi jonë. Për gjitha këto probleme kandidatët shpesh premtojnë zgjidhje por rrallë japin llogari. Është radha që ti kapim për fjale e të pyeten për çështjet që askush nuk i pyet publikisht e që janë me rëndësi primare për qytetarët. Mendojmë që është koha e fundit për tu ndalur me premtime boshe sepse ne do t’ua ndjekim çdo fjalë që po e thonë politikanët.” shprehet Elida Zylbeari, kryeredaktore e Portalb.mk.

“Qytetarët dhe shoqëria civile në Maqedoni janë të etur për këtë lloj mbikqyrje dhe jam habitur edhe me entuziazmin e gjitha partive politike në Maqedoni (përveç VMRO) për të marrë pjesë në këto debate – madje kemi pas kërkesa prej partive që të përfshijmë edhe më shumë komuna se që e kemi bërë në plan. Ne nuk pretendojmë që i njofim ma së miri problemet e komunave në Maqedoni ku nuk jetojmë por kemi ekip të hatashëm të gazetarëve e hulumtuesve në Maqedoni nga 3 organizata – Portalb, BIRN Maqedoni dhe TV ART me të cilët i kemi bashku forcat dhe si ekip jemi duke i grah përpara këtij projekti që më besoni, është afatgjatë – do të na shihni në baza të rregullta prej tash e tutje me këtë konsorcium të organizatave duke e mbikqyr pushtetin lokal në Maqedoni” shprehet Jeta Xharra, nga Kallxo.com.

Debatet do të transmetohen në drejtpërdrejt në Facebook të Portalb.mk dhe Kallxo.com si dhe në TV ART CHANNEL nga 1 deri më 7 tetor.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët në Facebook të Portalb.mk dhe Kallxo.com si dhe përmes platformës online dhe aplikacionit në KALLXO.com.

“Vizioni i organizatës tonë është që qytetarët duke përdour mjete inovative të përmbushin të drejtën e tyre dhe detyrimin për të nxitur pushtetarët të japin llogari. Vërtetëmatësi pesë vite ndjek me vigjilencë premtimet e politikanëve në Maqedoni për të nxitur llogaridhënien e tyre. Me këto debate së bashku me partnerët tonë në Kosovë mundohemi të kontribuojmë në rritjen e transparencës së politikanëve në vend e cila për fat të keq është në nivel shumë të ulur” shprehet Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit Metamorfozis, projekte të së cilës janë portali Portalb.mk dhe Vertetemates.mk.

2 thoughts on “#DebatPernime për Zgjedhjet Lokale në Maqedoni, sonte në Çair (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP