Komiteti i Helsinkut: Ligji i pagës minimale nuk garanton që punëtorët do ta marrin atë

Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut sot shprehu shqetësim për ndryshimet e ligjit për rrogën minimale, sepse edhe pse është rritur në 12.000 denarë,  në ligj akoma mbeten dispozitat për plotësimin e përmbushjes së standardit si kusht për pagesën e rrogës minimale, njofton Portalb.mk.

Për shkak të kësaj, thonë nga Helsinku, ligji nuk ofron garanci se punëtorët nga të gjitha sektorët do të realizojnë pagën minimale dhe lë hapësirë për manipulime, presione dhe abuzime nga punëdhënësit.

Ata kërkojnë që ligji për rrogën minimale urgjentisht të ndryshohet dhe të hiqen të gjitha dispozitat nga standardi.

“Sektori ku duhet të konfirmohet përmbushja e standardit dhe ku ndodhet përqindja më e lartë e punëtorëve të cilët gëzojnë rrogë minimale, si ato të tekstilit, lëkurës, këpucëtarisë, industrisë së minierave, janë sektorë ku paraqiten shkeljet më të larta të të drejtave të punëtorëve. Tortura konstante, shkelja e të drejtave të punëtorëve në lidhje me orarin e punës, përdorimi i ditëve të pushimit, puna gjatë ditëve jopune dhe pushimeve, mospagesës së shtesave të pagave, pagesës së pagave në dorë, kthimit të një pjese të pagës tek punonjësit, nënshkrimit të dokumenteve të zbrazëta puna e punëtorëve në kushte të këqija higjienike dhe sanitare, siguria joefektive e mbikëqyrjes inspektuese janë vetëm një pjesë e problemeve që punonjësit në këto sektorë përballen “, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button