Pirovska dhe Memeti do të jenë vëzhgues në Agjencinë Evropiane për të Drejtat Themelore

Drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkut në Maqedoni, Uranija Pirovska, do ta kyejë funksionin e zëvendës vëzhguesit në Bordin drejtues të Agjencisë evropiane për të Drejtat Themelore. Qeveria në seancën e djeshme ka vendosur që avokati i popullit, Ixhet Memeti do jetë vëzhgues në këtë organizatë ndërkombëtare ku Maqedonia është anëtare, njofton Portalb.mk.

Kërkesë për anëtarësim Maqedonia ka ngritur prej vitit 2008, ndërsa është pranuar prej në gusht të këtij viti. Me atë u bë vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që ka fituar të drejtë të merr pjesë në punën e agjencisë. Anëtarësimi u interpretua si sinjal nga Bashkimi Evropian se i njeh perspektivat evropiane të Maqedonisë.

Për oficere të lidhjeve është vendosur Tanja Kikerekova, udhëheqëse e Repartit për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa për zëvendës oficer për lidhje Elena Bodeva, bashkëpunëtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button