Kërkohet subvencionim i mediave dhe gazetarëve në Maqedoni

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni së bashku me përfaqësues të mediave të shkruara sot u takuan me ministrin për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski me të cilin diskutuan për mundësitë për subvencionim të mediave të shkruara në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Kjo temë u imponua nga ShGM me qëllim që të ndihmohen gazetat në adaptimin në kushtet e reja të punës në tregun, posaçërisht pas paraqitjes të internetit dhe rrjeteve sociale.

знм и манчевски средба

Të brengosur nga mbyllja e disa gazetave, ShGM mendon se Qeveria ka në dispozicion shumë mundësi nëpërmjet të cilëve mund t’i ndihmojë ato që t’i përshtaten tregut. “Qeveria mund të përdorë lehtësime të ndryshme tatimore, lirime për shërbime publike, subvencionim për letër, botim ose ndihmë për zhvillim të rrjetit të distribucionit të gazetave. Masa të tilla përdoren edhe në shtetet evropiane” theksoi drejtori i ShGM-së, Dragan Sekulovski.

Përfaqësuesit e mediave të shkruara propozuan forma të ndryshme të subvencionimit dhe theksuan se pa ndihmë adekuate, rrezikohet ekzistenca e tyre.

Ministri Mançevski kishte kuptim për problemet me të cilët përballohen gazetat dhe u pajtua së bashku me ShGM-në të organizojnë debat publik, ku do të ftohen të gjithë përfaqësuesit e mediave të shkruara kombëtare dhe rajonale në Republikën e Maqedonisë për të diskutuar modelet e subvencionimit të mediave të shkruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button