Deskoska: Shqetësues trendi i uljes së nxënësve në Maqedoni

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska-Treneska me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka shprehur shqetësim për trendin e rënies së nxënësve në Maqedoni të cilët kryesisht zhvendosen në shtete tjera. Këtë e tha gjatë vizitës së shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci” dhe shkollën e mesme profesionale “Pero Nakov” në Kumanovë, njofton Portalb.mk.

“Për fat të keq vërehet rënie e numrit të fëmijëve të cilët regjistrohen edhe në arsimin e mesëm edhe krahas asaj që arsimi i mesëm është i obliguar, që tregon në trendin i cili ka ekzistuar në zhvendosjen e të rinjve nga Republika e Maqedonisë, familjet me fëmijë në procesin arsimor. Shpresojmë se procesi i zhvendosjes së të rinjve do të ndalojë. MASH-i do të ndërmarrë reforma të cilat do të thonë kthim të cilësisë së arsimit dhe bërjes së sistemit arsimor në Maqedoni, atraktiv për nxënësit si do të qëndronin këtu dhe do ta vazhdonin arsimin e tyre”, deklaroi ministra.

Deskoska-Treneska deri te fillestarët dha porosi se i pret një periudhë e bukur nëntëvjeçare të cilën do ta kalojnë duke mësuar, duke u shoqëruar, ndërsa mësimdhënësit i porositi t’i udhëzojnë në rrugën e duhur.

“MASH-i, qëndron në dispozicion me kapacitete dhe mundësi të disponueshme për t’ju ndihmuar që të investojnë për arsim cilësor të nxënësve sepse ata janë ardhmëria e shtetit”, tha ministrja.

Ajo shtoi se Ministria do të ketë qasje të barabartë ndaj të gjithëve, pa marrë parasysh nëse janë të udhëhequr nga pushteti ose opozita.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button