Nxënësit e SHF “Koço Racin” në f. Perovec do të ndjekin mësimet në shkollën e re

Me qëllim të përmirësimit të kushteve për realizimin e procesit të mësimdhënies dhe krijimit të mundësive në avancimin e procesit edukativo-arsimor, me çka sjell edhe rritjen e duhur psiko-fizike dhe zhvillim te nxënësit dhe të profilit të tyre arsimor, do të ndërtojmë tërësisht ndërtesë të re shkollore në f. Petrovec prej 3.500 metra katrorë, me kapacitet për 650 nxënës, shkruan Portalb.mk.

Premtimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor të SHF “Koço Racin” në f. Petrovec është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Petrovecit, Borçe Mitevski. Projekti është pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2013-2017 të titulluar si: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Petrovec më të mirë!” (faqe 21).

Me 29.01.2014, ministri i atëhershëm i Arsimit dhe Shkencës Spiro Risrovski, së bashku me kryetarin e komunës, siç informon portali Maksim, kanë vizituar objektin e ri të shkollës fillore “Koço Racin” në Komunën e Petrovecit.

Kryetari i komunës së Petrovecit Borçe Mitevski theksoi se shkolla e re do të ketë 3.500 metra katror dhe me dy kate, do të ketë 27 klasa për 680 nxënës. Objekti i ri do të jetë gati për 15 muaj.

Me 7.05.2015, një pjesë e mediumeve publikuan informacion se është hapur objekt i ri shkollor në Komunën e Petrovecit.

“Filloristët e fshatrave Petrovec, Rzhaniçino, Çojlija, Katllanovë dhe Ognjanci të cilët ndjekin mësimin në shkollën “Koço Racin” në vend të barakave të vjetra të përkohshme, prej sot do të mësojnë në ndërtese e re dhe moderne të shkollës. Shkolla është e pajisur me kabinete bashkëkohore, ndërsa për nevojat e nxënësve në funksion është edhe salle e re e sportit e cila është ndërtuar vitin e kaluar”, lajmëroi gazeta Veçer.

Lajmi u transmetua edhe me 10.05.2015 në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Petrovecit.

“Me 07.05.2015 u lëshua në mënyrë solemne ndërtesa e re e shkollës F.Q. “Koço Racin”, në Petrovec në hapjen e të cilës me prerjen e shiritit ishte i pranishëm Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Gruevksi, zëvendës ministri i Arsimit, z. Spiro Ristevski dhe kryetari i Komunës së Petrovecit, Borçe Mitevski, të cilët së bashku ju drejtuan të pranishmëve dhe nxënësve dhe ju dëshiruan që shkollën ta shfrytëzojnë edhe shumë gjeneratat të tjera të nxënësve”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Me 27.08.2017, Kurir publikoi informacion se kryetari Mitevski ka dhënë llogari për mandatin 2013-2017. Në llogaridhënie, ai përmend edhe ndërtimin e objektit të SHF “Koço Racin”.

Pas 50 vitesh është ndërtuar objekti i ri i shkollës Koço Racin në Petrovec…

Duke pasur parasysh gjithë atë që u tha më lartë, mund të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës Petrovec, Borçe Mitevski, për ndërtimin e objektit të ri të SHF “Koço Racin”, është realizuar. 

Burimi: Vërtetëmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button