Libri i Shoqërisë dhe Arsimit Qytetar largohen nga shkollat

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë kanë njoftuar se dy librat të cilat ishin në proces të revizionit nuk do të përfshihen në procesin mësimor gjatë viti shkollor 2017/2018, njofton “TV 24”, përcjell Portalb.mk.

“Dy libra që ishin në kontroll nuk do të përdoren në shkolla dhe nxënësit nuk do ti mësojnë leksionet kontestuese. Në ndërkohë profesorët do të vazhdojnë të punojnë me programet dhe syllabusët e përpunuara”, njoftojnë nga Ministria.

Bëhet fjalë për libra e Shoqërisë së klasës së katërt dhe librin e Arsimit Qytetar për klasën e tetë, të cilat nxitën reagime të mëdha në publik, për shkak të përmbajtjeve konstestuese të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button