Polici i cili gjuajti me armë ndaj adoleshentëve ndiqet për tentativë për vrasje

“Polici i cili para tre ditëve gjuajti me armë drejt dy adoleshentëve ku njëri prej tyre u lënduar shumë rëndë, ndiqet për tentativë për vrasje”, informojnë nga Prokuroria Themelore Publike, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori shtetëror publik nga Prokuroria Themelore Publike- Strumicë dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër policit zyrtar i cili lëndoi dy adoleshent duke gjuajtur me armë zyrtare. Polici është i dyshuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123, ndërsa në lidhje me nenin 19-të nga Kodi Penal”, informojnë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se për zbardhjen e plotë të rastit, prokurori publik i pret rezultatet nga ekspertizat e ardhshme të gjurmëve dhe materialeve dëshmi të gjetura në vendngjarje, ekspertizat balistike dhe nga analizat e gjurmëve nga grimcat e barutit.

“Të gjitha këto gjëra menjëherë pas incidentit janë marrë për analiza dhe shembuj nga gjaku dhe urina”, thonë nga Prokuroria.

Gjithashtu informojnë edhe se për të dyshuarin janë propozuar një seri masash për ndjekje – ndalesë për lëshimin e vendit të jetesës, detyrim për paraqitje të rregullt në Gjykatë, marrja e përkohshme e dokumenteve personale si pasaporta dhe ndalesë për kryerjen e aktiviteteve të caktuara të punës.

“Në ndërkohë, gjendja e djaloshit që është lënduar më shumë është përmirësuar. Ai akoma ndodhet në klinikat e Shkupit, por është stabil dhe në vetëdije dhe nuk ndodhet në gjendje të rrezikshme për jetë”, theksojnë nga Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP