Ja kush janë anëtarë të rinj të Bordit drejtues dhe mbikëqyrës të ELEM-it

Termocentrali i Maqedonisë zyrtarisht u bë me udhëheqësi të re prej kur drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Drejtues është zgjedhur Dragan Minovski i cili vjen në vend të Hristijan Mickovskit që është sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Në Bordin Mbikëqyrës përveç Minovskit do të jenë pjesë edhe anëtarët Bllagojçe Tërpovski, Gjorgi Mihaillov, Ivan Tërpeski dhe Marjanço Nikollov.

Bllagojçe Tërpovski do ta kryejë funksionin drejtor për prodhimtari të energjisë elektrike. Gjorgi Mihaillov është emëruar për drejtor të punëve juridike dhe të përgjithshme, Ivan Tërpeski do të jetë drejtor i zhvillimit dhe investimeve, ndërsa Marjanço Nikollo përsëri është drejtor i Punëve Komerciale.

Në Bordin Drejtues të ELEM nuk janë më anëtar Gordana Dimitrieska-Koçoska, Ivan Kukovski, Aleksandar Paunovski, Fatmir Limani dhe Anita Stamenova.

Gjithashtu janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit Mbikëqyrës që do ta përbëjnë anëtarët Zllatko Perevski, Verica Uzunova, Gjoko Tashev dhe Sasho Dodovski.

Nga Bordi Mbikëqyrës të ELEM-it janë shkarkuar Sefedin Halili, Riste Açkoski, Donka Markovska dhe Danço Koevski.

Ndryshimet janë konfirmuar edhe në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button