Elina Duni vjen me koncert të ri në malin Theth (VIDEO)

Kantautorja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Elina Duni në fund të gushtit do të sjellë koncertin e saj më të ri me këngë shqipe, njofton Portalb.mk.

Në ditët më të nxehta të vitit, nga kurora më e lartë e natyrës shqiptare, do të kumbojë muzikë nga Elinda Duni, Shpat Deda dhe Vlashent Sata.

Shpirti i Festivalit Zâ është i gjithë thesari gojor i “Bjeshkëve të Nâmuna”. Në skenën e festivalit, aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj do të na rrëfejë gojëdhënat, tregimet, legjendat dhe përrallat e moçme, si trashëgimia më e vyer e paraardhësve tanë në këto vise.

Edicioni i parë i këtij festivali që i dedikohet trashëgimisë natyrore të Alpeve Shqiptare do të mbahet më 26 gusht, në Theth të Shqipërisë.

Ky festival premton të krijojë atmosferën e duhur për të shijuar traditën dhe natyrën e rrallë të Thethit. Një ngjarje që zhvesh nga harresa bukuritë e paçmuara të Alpeve.

Mund të konsiderohet se ngjarja në Theth vjen pas vazhdës së koncerteve të Elina Dunit në malet evropiane.

Image may contain: text

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button