Marrëveshja Maqedoni-Bullgari, Gjermania: Marrëveshje historike për fqinjësi të mirë

“Marrëveshje historike për fqinjësi të mirë. E përshëndes shumë atë që pas disa vjetësh bisedime të pasuksesshme u gjet një zgjidhje konsensus për çështjet e hapura. Me atë,  të dy shtetet kanë dërguar sinjal për bashkëpunim të suksesshëm bilateral, por edhe rajonal të Ballkanit dhe integrimin e mëtutjeshëm e IRJ Maqedonisë në rrugën euroatlantike”, shkruan ministri i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Vlen të theksohet se ky nënshkrim ka arritur që të zbatohet më pakë se dy muaj nga inaugurimi i Qeverisë së Maqedonisë. Jam i sigurt se Qeveria në Shkup do të vazhdojë ta zbatojë bashkëpunimin konstruktiv me të gjithë fqinjët. Gjithashtu i përshëndes përpjekjet e Qeverisë së re, që pas shumë viteve stagnim, tanimë përfundimisht ka filluar me zbatimin e reformave prioritare për afrim në BE”, thotë Gabriel.

LEXO: U nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (VIDEO/FOTO)

LEXO: Marrëveshja Bullgari-Maqedoni, vjen reagimi i parë nga Bashkimi Evropian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button