Marrëveshja Bullgari-Maqedoni, vjen reagimi i parë nga Bashkimi Evropian
“Bashkimi Evropian e ka përshëndetur Marrëveshjen bilaterale për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë për Politikë dhe Siguri të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, njofton Portalb.mk.
“Kjo Marrëveshje e tregon vendosmërinë e dy palëve për tejkalimin e çështjeve bilaterale dhe paraqet inspirim për tërë rajonin. Ky është hap pozitiv për përparimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore të mira dhe e forcon perspektivën Euroatlantike të Ish Republikës së Jugosllavisë Maqedoni, në interes të qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Mogherinit dhe Hanit.