Një grup punues do të ofrojë zgjidhje çfarë të bëhet me projektin kontrovers “Shkupi 2014”

Ministri i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Robert Allagjozovski ka formuar grup punues për përpunim të analizave për realizimin dhe pasojat e projektit “Shkupi 2014”, deklaruan nga kabineti i ministrit, njofton Portalb.mk.

Grupi punues është i përbërë nga profesori i arkitekturës, Mirosllav Gërçev, i cili do të jetë edhe koordinator i grupit, politologu dhe komunikologu Nikolla Naumovski, arkitekti Martin Panovski, historiania dhe artistja Donka Barçieva dhe kritiku artistik dhe këshilltari, Zllatko Teodosievski.

Grupi punues me analizë do të kryejë vlerësim në të gjitha aspektet e projektit në kompetencë të Ministrisë së Kulturës dhe do të jep propozim për zgjidhje të mundshme dhe masa për realizimin e aktiviteteve në periudhën e ardhshme.

Grup punues për "Shkupi 2014"

Në mbledhjen e re, anëtarët e grupit punues konstatuan se së pari do të jetë e nevojshme të mblidhen dhe numerohen të gjitha objektet e “Shkupi 2014”, (të inventarizohen) që do të jetë pjesë e analizës.

Anëtarët gjithashtu konstatuan se do të jetë i nevojshëm formimi i nëngrupeve të specializuara të përbërë nga profesionistë të dëshmuar nga më shumë sfera të analizave që do të trajtojnë aspekte të ndryshme të “Shkupi 2014”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button